Tentim vrasjeje në Klinë, vetura përplas motoçikletën me dy persona
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tentim vrasjeje në Klinë, vetura përplas motoçikletën me dy persona
Policia e Kosoves - logo - - ilustrim
Foto Ilustruese
08/06/2026 - 11:42
Linku u kopjua

Një person është arrestuar në Klinë nën dyshimin për veprën penale “Tentim vrasje”, pas një incidenti që ka ndodhur të dielën pasdite.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 7 qershor 2026, rreth orës 15:20, kur i dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se me veturën e tij me targa vendore ka goditur një motoçikletë në të cilën ndodheshin dy persona.

Si pasojë e incidentit, dy personat që ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për tentim vrasje dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026