Pas hetimeve disavjeçare, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special kundër personave fizikë E.M, K.A, E.LL, K.LL , I.L dhe personave juridikë M…, AHK dhe QKK.
Për të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale falsifikimi i dokumenteve dhe shpëlarje e parave sipas Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
Prokuroria Speciale nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin.