Sekuestrohen armë, municion dhe jelek antiplumb në Pejë, arrestohen gjashtë persona
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sekuestrohen armë, municion dhe jelek antiplumb në Pejë, arrestohen gjashtë persona
arma
08/06/2026 - 09:43
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe pajisje të tjera gjatë disa aksioneve të realizuara në lokacione të ndryshme në rajonin e Pejës gjatë fundjavës.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, më 6 dhe 7 qershor 2026 janë sekuestruar një pistoletë tip Bereta, një armë gjuetie tip Uzumlu, një pistoletë tip M57, një pistoletë tip TT, 25 fishekë, tre karikatorë, një jelek antiplumb, një thikë dhe një radiolidhje.

Lidhur me këto raste janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar. Pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike në rajonin e Pejës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026