Ishte në kërkim, arrestohet 21-vjeçari i dënuar për grabitje
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ishte në kërkim, arrestohet 21-vjeçari i dënuar për grabitje
Policia e Kosovës bëri të ditur se arrestoi një person, që ishte i kërkuar për grabitje në Prishtinë.
I arrestuari, është F.Sh. 21 vjeçar, dhe ishte dënuar me tri vjet e gjysmë burgim.
Postimi:
Arrestohet një person i kërkuar për ‘Grabitje’ në Prishtinë
Prishtinë, 10 qershor 2026 – Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.
Në kuadër të këtyre angazhimeve, njësia për realizimin e urdhëresave e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë realizuar arrestimin e personit:
– F.Sh., mashkull, 21 vjeç, i dënuar me 3 (tre) vite e gjysmë burgim për veprën penale “Grabitje”.
Njësitet kompetente policore kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore lidhur me personin e arrestuar.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.