Viktima e aksidentit të 27 majit ndërron jetë në QKUK
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Viktima e aksidentit të 27 majit ndërron jetë në QKUK
foto-aksidenti-780x439
08/06/2026 - 10:16
Linku u kopjua

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 27 maj 2026 në Prizren.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë më 7 qershor 2026.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Autoritetet po vazhdojnë procedurat hetimore në lidhje me rastin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026