Siguri
Shpërthim në Zveçan, dëmtohet pompa e derivateve dhe disa lokale përreth
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës afër pompës së derivateve në qendër të Zveçanit, por për fat të mirë përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz. Bëhet fjalë për ish pompën e benzinës NIS petrol, me të cilën tani disponon kompania 'Lab oil', ndërsa përveç kësaj pompe, janë dëmtuar edhe disa lokale aty afër. Nebojsha Ristoviq, pronar i njërit lokal, dritaret e të cilit janë thyer nga shpërthimi, tha për KosovaPress, se serbët në veri nuk janë të lirë. Ai nuk e din se çka ka ndodhur saktë, sepse tha se nuk ka qenë në atë moment në shtëpi, ndërsa akuzoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës për të cilët tha se në vend të tyre është dashur të jenë pjesëtarët e Kombeve të Bashkuara. Në anën tjetër, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin për KosovaPress, duke thënë se policia është duke zhvilluar hetimet dhe deri tani nuk ka të dyshuar dhe as të arrestuar. "Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet në mënyrë që autorin ose autorët e këtij incidenti t'i identifikojë sa më parë. Jo, deri në këto momente nuk kemi të arrestuar e as të dyshuar që ndërlidhen me rastin", theksoi përmes telefonit Elshani. 
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024