Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në pikën kufitare në Bërnjak
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kapen mbi 30 mijë euro në veturën e drejtuar nga një serb në pikën kufitare në Bërnjak
Njësitë policore nga Stacioni Policor Kufitar Bërnjak në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë identifikuar një person i cili kishte nën posedim mjete të padeklaruara monetare në një veturë me targa serbe, të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull serb, njoftoi Policia e Kosovës.
“Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave (drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit), në çantën e pasagjerit janë hasur mjete monetare euro në shumë të përgjithshme prej 25.515€, dhe dinarë shuma e të cilave arrin vlerën 4813€ (në total 30.328€). Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale për trajtim të mëtejmë të rastit nga dogana sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.