Arrestohet i dyshuari për katër urdhëresa gjykate në Prishtinë
1-First
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet i dyshuari për katër urdhëresa gjykate në Prishtinë
Është duke vazhduar ndërmarrja e veprimeve policore nga Policia e Rajonit të Prishtinës, ku qëllim kanë kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Sipas njoftimit të Policisë, ky person është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e këtyre veprave penale: “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe falsifikim i parave”.
“Një nga këto operacione u realizua mbrëmë nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për veprat:
Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe falsifikim i parave”, thuhet në njoftim.
I dyshuari me inicialet A.S. konform urdhëresave të gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit.
KosovaPress
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.