Mosmarrëveshje mes dy vetave në Pejë, policia konfiskon 3 pushkë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mosmarrëveshje mes dy vetave në Pejë, policia konfiskon 3 pushkë
Tri pushkë, një karikator dhe 250 fishekë të kalibrave të ndryshëm janë sekuestruar në Pejë, të martën, pas një rasti të raportuar të mosmarrëveshjes mes dy personave.
Kjo ndodhi kur në stacionin policor në Pejë ka mbërritur një njoftim, rreth orës 14 e 10 minuta se një qytetar po kërkonte ndihmë, në rrugën “Ramiz Gjema”.
Forcat e rendit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar viktimën dhe të dyshuarin. i pari ka thënë se me të dytin kishte mosmarrëveshje.
Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se kishte disa armë me leje të skaduar. Pas kontrollit të kryer nga policia, atij i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë Baikal toz-17-01, një Bolt rifle, një Brno fox ii 22 hornet, një karikator dhe 250 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale nga organet kompetente. /Kosovapress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.