Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, gjobitet me mbi 1000 euro në Velipojë
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, gjobitet me mbi 1000 euro në Velipojë
Shërbimet e Policisë Kufitare në Velipojë të Shqipërisë kanë intensifikuar masat, duke shtuar ndjeshëm patrullimet në vijën bregdetare të Velipojës.
Sipas njoftimit, gjatë patrullimit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë njoftim nga pushuesit se një mjet lundrues tip Jet Ski kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Velipojës, duke rrezikuar sigurinë e personave që bënin plazh, përcjell KosovaPress.
Ky rast ishte filmuar nga qytetarët dhe ishte publikuar edhe në portalin JOQ.
Menjëherë, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë dhe Njësia Policore Detare kanë ndërhyrë dhe kanë konstatuar mjetin lundrues tip Jet Ski, me drejtues shtetasin R. Gj.
“Në përfundim të procedurave administrative, drejtuesi i mjetit lundrues do të ndëshkohet me masë administrative me vlerë 100.000 lekë të rinj (1 mijë e 47 euro)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet rregullat e lundrimit dhe perimetrin e sigurisë për pushuesit që bëjnë plazh në zonat e përcaktuara.