Vuçiq mohon se Evropa e ka izoluar, thotë se i ka miq Macronin e Merz
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vuçiq mohon se Evropa e ka izoluar, thotë se i ka miq Macronin e Merz
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se pretendimet e opozitës në Beograd për izolimin e vendit janë të pavërteta, duke shtuar se shumë zyrtarë evropianë kanë qenë miqtë e tij prej vitesh.
Në një intervistë për televizionin Pink, ai tha se mban marrëdhënie të mira me presidentin francez Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, kancelarin gjerman Friedrich Merz, ndërsa per kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico tha se e ka mik familjar.
Të lartpërmendurit, me përjashtim të shefit të qeverisë në Bratisllavë, e kanë takuar Vuçiqin, gjatë samitit BE-Balkani Perëndimor, të premten në Tivat të Malit të Zi.
Në një foto të publikuar nga kjo ngjarje, shihet se si katërshja Macron-Merz-Costa-Von Der Leyen, e “mirëpresin” atë “butë” në njërën nga hapësirat ku u mbajt samiti.
Merz, Der Leyen dhe Costa e kanë pranuar pas takimit se i kanë kërkuar Vuciqit të "zgjedh" mes BE-së, në njërën anë ose Rusisë e Kinës, në tjetrën.
Vuçiq, i cili u pyet për këtë cështje, deklaroi se Serbia do të vazhdojë të përparojë në rrugën evropiane dhe se do të ndjekë një politikë të përgjegjshme.