Rajoni
Samiti, Xhaferi: Plani për rritje përfshinë edhe Kosovën
Kryeministri në detyrë i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se ende s'ka ftesë për vizitë zyrtare në Kosovë. Megjithatë, kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, tha se raportet mes dy vendeve janë miqësore dhe s'ka asnjë pengese në komunikim. Këto komente, Xhaferi i bëri para mediave të Kosovës, pas Samitit BE-Ballkan Perëndimor, që u mbajt sot në Tiranë. Ai tha se në kuadër të Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor përfshihet edhe Kosova. "Gjithsesi që aspekti i Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor nuk është përjashtues për asnjë prej vendeve të rajonit. Vetë nocioni Ballkan Perëndimor përfshinë të gjitha vendet, përfshirë edhe Kosovën. Çështja është e raporteve dhe vendosjes së komunikimit të duhur dhe plotësimit të aspekteve që nënkupton plani i rritjes. Nevoja është që ta hapen rrugët e gjelbra, në kuptimin e mallrabe, bizneseve që në mënyrën më të shkurtë kohore të shkojnë në destinacion në tjetrin. Esenca është që vendet e Ballkanit Perëndimor mos ti bëhen njëra-tjetrës pengesë në këto kërkesa", tha ai. Sipas tij, bashkëpunimi ekonomik në rajon duhet të çlirohet nga ndikimet politike./E. Zeqiri
Më shumë nga Rajoni
Total: 1,343
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024