Sërish përfshihet në fushatën zgjedhore në Kosovë, Vuçiq u bën thirrje serbëve të votojnë për Listën Serbe
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sërish përfshihet në fushatën zgjedhore në Kosovë, Vuçiq u bën thirrje serbëve të votojnë për Listën Serbe
Beogradi zyrtar nuk po heq dorë nga synimi për të ndikuar në zgjedhjet në Kosovë, të cilat do të mbahen më 7 qershor.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sërish u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit të votojnë për Listën Serbe, siç raportojnë mediat serbe.
Derisa foli në një emision në Serbi, Vuçiq i ftoi serbët që të dielën të dalin në zgjedhje dhe t’ia japin votën Listës Serbe, transmeton KosovaPress.
Lexo edhe:
Ai foli edhe për raportin me Rusinë, për çka deklaroi se Serbia nuk ka shqyrtuar dhe as nuk do të marrë vendim për vendosjen e regjimit të vizave ndaj Federatës ruse, duke reaguar ndaj raportimeve mediatike për një mundësi të tillë.
“As nuk kemi menduar për këtë dhe as nuk do të merret një vendim i tillë. Edhe nëse dikush do ta merrte një vendim të tillë, ai do të shfuqizohej menjëherë”, ka thënë ai.