Rrjeti pro-rus në Serbi, BBC: Organizatat e lidhura me Kremlinin e qeverinë serbe, po përhapin propagandë dhe ndikim
Mesazhet për “vëllazërinë” serbo-ruse vazhdojnë të jenë të pranishme në Serbi përmes mediave, deklaratave politike dhe aktiviteteve të organizatave të ndryshme që promovojnë lidhjet mes dy vendeve.
Bashkimi Evropian e akuzon Pravfondin për përhapje të propagandës ruse dhe forcim të narrativave të Kremlinit, përfshirë pretendimet për “nazifikimin” e Ukrainës dhe “rusofobinë” në shtetet fqinje. Autoritetet ruse i kanë mohuar këto akuza, duke thënë se fondi ndihmon qytetarët rusë jashtë vendit.
Serbia mbetet një nga vendet e rralla në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, megjithëse raportet mes Moskës dhe Beogradit janë tensionuar për shkak të eksportit të armëve serbe drejt Ukrainës dhe çështjes së kompanisë së naftës NIS.Srdjan Cvijic nga Qendra e Beogradit për Politikë të Sigurisë deklaroi se organizatat serbo-ruse shërbejnë për të zgjeruar ndikimin rus në gjithë shoqërinë serbe dhe jo vetëm në nivel politik, shkruan BBC.
Ndërkohë, fondacione si “Pravfond” dhe “Russki Mir” kanë mbështetur projekte mediatike, aktivitete kulturore dhe ngjarje publike në Serbi, ku janë promovuar narrativa pro-ruse dhe kundërshtimi ndaj Perëndimit.