Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka konfirmuar se do të udhëtoj sot drejt Malit të Zi, vendit që i do të jetë nikoqir i Samitit Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor i cili do të mbahet nesër.
Vuçiq deklaroi se është e rëndësishme të marrë pjesë dhe të përfaqësojë Serbinë, pavarësisht paralajmërimeve nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) se nuk duhet të shkojë dhe se jeta e tij mund të jetë e rrezikuar, pasi autoritetet malazeze i kthyen të mërkurën prapa 90 burra që ishin pararojë e tij në qytetin e Tivatit, raporton “Vijesti”.
Vuçiq shtoi se për çështje të tjera që lidhen me zhvillimet e fundit rreth Malit të Zi do të flasë kur të jetë në Tivat.
“Do t’ua them në sy gjithçka që kam për të thënë. Për të gjitha ato lojëra ku Serbia paraqitet si një Rusi e vogël, ndërsa ata si vende baltike të vuajtura, gjithmonë të kërcënuara nga ne. Për këtë do të flas atje , sepse unë nuk kam frikë të them të vërtetën”, deklaroi aiAutoritetet malezeze i dëbuan 90 shtetasit serbë që kishin mbërritur me një fluturim çarter të Air Serbia. Policia malazeze njoftoi se tek ata u gjetën pankarta me mbishkrimin “Srbija pobeđuje” (“Serbia fiton”) dhe pajisje komunikimi. Mediat i kanë lidhur personat nga ky fluturim me sulmet ndaj studentëve gjatë vitit të kaluar.
Përgjigjja e autoriteteve serbe ishte ndalimi i përkohshëm i disa shtetasve malazezë në pikat kufitare me Serbinë dhe ndalimi i hyrjes në vend për disa persona nga Mali i Zi.