Të gjitha lajmet
Neurologjia pa listë pritjeje, avancime të reja në shërbimin “Stroke Center”
Klinika e Neurologjisë nuk ka listë të pritjes për ekzaminime diagnostike. Derisa me sigurimin e stafit mjekësor, por edhe të aparaturës përparime janë bërë edhe në shërbimin “Stroke Center” (Qendra për trajtimin e pacientëve me sulm në tru), thotë drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni. Neurologu thotë se ka një listë të pacientëve të cilët bëjnë kontrolle të vazhdueshme për të mbikëqyrë sëmundjen. Klinika e  Neurologjisë e cila vepron në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës posedon edhe aparaturë për diagnostikime më specifike. Incizime EEG, EMNG si dhe ato me dopler (ultrazë)  janë shërbime të cilat po i marrin pacientët kosovarë në këtë institucion shëndetësor. Në kuadër të Klinikës të Neurologjisë ofrohet edhe shërbimi i “Stoke Center”. Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni thotë se kjo klinikë ka pasur furnizim stabil të barnave dhe materialeve nga lista esenciale. Brenda vitit në Klinikën e Neurologjisë pranë QKUK-së marrin trajtim hospitalor deri në 2 mijë pacientë, ndërsa ofrohen edhe mbi 13 mijë vizita ambulantore.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024