Sulmet e ushtrisë izraelite në jug të Libanit dhe luftimet e ashpra vonojnë bisedimet SHBA-Iran
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sulmet e ushtrisë izraelite në jug të Libanit dhe luftimet e ashpra vonojnë bisedimet SHBA-Iran
ShBA Iran
19/06/2026 - 14:53
Linku u kopjua

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë intensifikuar në jug të Libanit, duke rrezikuar marrëveshjen e sapoarritur mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës, shkruan AP, përcjell KosovaPress.

Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer sulme gjatë natës në disa zona të Libanit jugor dhe në Luginën Bekaa, ndërsa autoritetet libaneze raportuan se të paktën 18 persona janë vrarë. Nga ana tjetër, Izraeli tha se katër ushtarë të tij kanë humbur jetën në përleshje.

Për shkak të përshkallëzimit të situatës, bisedimet e planifikuara për të premten në Zvicër mes Iranit dhe SHBA-së janë shtyrë. Ndërmjetësuesit po punojnë për caktimin e një date të re për negociatat që synojnë një zgjidhje të përhershme të konfliktit.

Marrëveshja SHBA–Iran synon t’i japë fund luftës, të rikthejë lundrimin ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit dhe të rinisë negociatat për programin bërthamor të Teheranit. Presidenti amerikan Donald Trump tha se e nënshkroi marrëveshjen për të shmangur një “katastrofë ekonomike”, pasi lufta kishte shkaktuar rritje të çmimeve të naftës dhe pasiguri në tregjet financiare.

 Sipas SHBA-së, pas arritjes së marrëveshjes, mbi 12.5 milionë fuçi naftë kaluan përmes Ngushticës së Hormuzit të mërkurën mbrëma.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026