​Zvicra rishkruan historinë në Botëror
Sport
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
​Zvicra rishkruan historinë në Botëror
Zvicra
19/06/2026 - 15:30
Linku u kopjua

Zvicra u përball me Bosnjën, në raundin e dytë të ndeshjeve të Grupit B, me të dyja ekipet që kërkonin pikë vendimtare për të avancuar nga grupi, pasi kishin barazuar në ndeshjet e tyre të para, derisa pjesa më e madhe e ndeshjes u zhvillua me shumë kujdes, por 20 minutat e fundit ishin histori tjetër, me një mori golash që dërguan në thyerjen e disa rekordeve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua pa zhvillime të shumta, kurse fillimi i pjesës së dytë nuk tregonte se gjërat do të ndryshonin, ku gjithçka dukej se po shkonte drejt një rezultati të barabartë pa gola.

Trajneri zviceran Murat Yakin në minutën e 71-të, iu përgjigj performancës së ekipit të tij me një zëvendësim të trefishtë i cili ndryshoi plotësisht rrjedhën e ndeshjes.

Ruben Vargas dhe Johan Manzambi hynë në fushë dhe vetëm tre minuta pas inkuadrimit të tyre, Zvicra hapi serinë e rezultatit, me këtë të fundit që mposhti Nikola Vasilj në portë dhe 10 minuta më vonë, Vargas shënoi një tjetër gol. Të dy heronjtë zviceranë u përfshinë gjithashtu në golin e tretë, pasi Manzambi shënoi përsëri pas një asisti nga Vargas.

Ndërkohë, Bosnja pësoi një godite tjetër kur Tarik Muharemovic u përjashtua në minutën e 82-të. Në kohën shtesë, zëvendësuesi tjetër, Ermin Mahmic, arriti të shënonte me një gjuajtje mahnitëse me volej. Megjithatë, pas një faulli nga Amar Memic, Granit Xhaka ia riktheu Zvicrës epërsinë prej tre golash nga pika e bardhë.

Kjo ishte vetëm hera e dytë në historinë e Kupës së Botës që lojtarët zëvendësues shënuan katër gola në një ndeshje të vetme. I vetmi rast i mëparshëm ishte Hungaria kundër El Salvadorit në Kupën e Botës 1982, ku lojtarët zëvendësues shënuan pesë herë, edhe pse ekipeve u lejohej vetëm dy ndërrime në atë kohë.

Seria e golave ​​vendosi gjithashtu një rekord tjetër. Asnjëherë më parë në një Kupë Bote nuk janë shënuar pesë gola pas minutës së 70-të. E njëjta gjë vlen edhe për katër golat e Zvicrës pas minutës së 74-të asnjë ekip tjetër nuk ka shënuar kaq shumë gola në fund të një ndeshjeje.

Të dy ekipet kanë nga një ndeshje të mbetur në fazën e grupeve. Bosnja do të përballet me Katarin, ndërsa Zvicra do të përballet me vendin pritës Katarin.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026