Kajak, kamping, paragllajding e çiklizëm, çfarë sjell Prishtina Outdoor Festival 2026
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kajak, kamping, paragllajding e çiklizëm, çfarë sjell Prishtina Outdoor Festival 2026
sdfds
19/06/2026 - 18:01
Linku u kopjua

Kajak, kamping, paragllajding e çiklizëm, çfarë sjell Prishtina Outdoor Festival

Prishtina Outdoor Festival ka nisur sot aktivitetet treditore në kuadër të programit “Prishtinë–Gollak 2026”, duke mbledhur qytetarë të shumtë në një organizim që promovon jetën e shëndetshme, aktivitetet në natyrë dhe rekreacionin.

Drejtori i Kulturës në Komunë e Prishtinës, Isah Mustafa tha se Komuna e Prishtinës bashkëpunimin  do ta vazhdojnë edhe në të ardhmen, pasi që është një festival që ka interesim mjaft të madh nga qytetarët.

Kristian Gashi, organizator nga klubi Alpin tregoi se cilat janë aktivitetet që do të mbahen në kuadër të Prishtina Outdoor Festival dhe sfidat rreth organizimit

"Festivali ka filluar sot me aktivitetin e fëmijëve, vrapimin e lehtë që kemi bërë prej Kinos ABC deri këtu. Dhe kemi me vazhduar me aktivitetet e ndryshme: alpinizëm urban, nesër kemi vrapim, kajak, joga, kamping e shumë e shumë aktivitete. Janë rreth 25 aktivitete krejt, të cilat mbahen në Prishtinë dhe rajonin e Prishtinës, në Gollak, në krejt rajonin e Gollakut. Qëllimi i festivalit është jeta e shëndetshme, me ndiku në shëndetin mendor, fizik, qysh po e shihni edhe këtu fëmijët me u kënaq krejt bashkë me shumë aktivitete të natyrës. Organizimi bëhet nën patronazhin e Komunës së Prishtinës edhe me përkrahjen e shumë sponsorëve të tjerë. Ka aktivitete sonte në mbrëmje, ka muzikë. Kemi pasur edhe këtu, po i shihni veç disa aktivitete këtu, tash vazhdojmë me garën e kitarës. Në mbrëmje vonë ka muzikë live. Nesër fillojmë prej mëngjesit me plot aktivitete, e kemi me aktivitetin e kajakut për shembull në liqenin e Badovcit ku secili që do me e provu kajakun pa pagesë, duhet me mbledh një sasi të mbeturinave. Pastaj e kemi kampingun ku shkojmë, flemë me tenda, eksplorimin e qiellit natën, shigjetarinë, paraglaiding, kalërimin e kemi nesër. Të dielën e kemi çiklizmin, çiklizmi fillon prej këtij vendi", tha Gashi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026