​Irani me ankesë për FIFA-në
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Irani me ankesë për FIFA-në
19/06/2026 - 16:25
Linku u kopjua

Irani planifikon të paraqesë një ankesë zyrtare në FIFA në lidhje me
“kufizimet e vendosura nga organizatorët” ndaj ekipit në Botëror. Atyre u është thënë se do të lejohen të mbërrijnë në Los Angeles vetëm 24 ora para ndeshjes vendimtare më 21 qershor kundër Belgjikës.

Trajneri kryesor i Iranit, Amir Ghalenoei, pas ndeshjes hapëse të Grupit G të Iranit ndaj Zelandës së Re, argumentoi se ata janë skuadra “më e shtypur” në turne, derisa kapiteni Mehdi Taremi, theksoi se problemet logjistike nënkuptonin se javët e fundit kishin qenë një “katastrofë”.

Ndërkohë, Irani ndihet i detyruar të ankohet në FIFA pais u njoftua se, ashtu si para barazimit 2-2 me Zelandën e Re, nuk do të lejohet të mbërrijnë në SHBA dy ditë para ndeshjes, ku federata ka paraqitur argumentin e saj me dëshirën për më shumë kohë për t’u përgatitur në qytetin pritës.

Federata është veçanërisht e pakënaqur me këto kufizime në këtë rast, sepse është një ndeshje që fillon në mesditë sipas orës lokale në Los Angeles të dielën, duke e lënë Iranin të udhëtojë për në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles të shtunën.

Federata bëri të ditur se beson se kufizime të tilla janë në kundërshtim me parimin e ofrimit të kushteve të barabarta për të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe mund të ndikojnë negativisht në proceset përgatitore të ekipeve.

“Si pasojë, federata do të shprehë zyrtarisht pakënaqësinë e saj dhe do të paraqesë një ankesë zyrtare në FIFA përmes kanaleve përkatëse. Pavarësisht këtyre kufizimeve, ekipi kombëtar i Iranit do të vazhdojë programin e tij përgatitor dhe do të mbetet plotësisht i përqendruar në ndeshjen e tij kundër Beligjikës”, njoftoi Federata e Iranit.

Ndeshjen e radhës së Botërorit Irani e luan kundër Belgjikës, më 21 qeshor, nga ora 21:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026