BE-ja e Prishtinës: Rusisë po i “fiken” burrat, si për luftë ashtu edhe për ekonomi
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
BE-ja e Prishtinës: Rusisë po i “fiken” burrat, si për luftë ashtu edhe për ekonomi
BE rusia
19/06/2026 - 16:14
Linku u kopjua

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë një postim interesant, ku nder tjera, thuhet se Rusia po përballet me tkurrje të popullsisë mashkullore në moshë pune, si pasojë e lindshmërisë së ulët, vdekshmërisë së lartë, emigracionit në rritje dhe humbjeve të mëdha në luftën në Ukrainë.

Në këtë shkrim, përfaqësia e BE-së në Prishtinë ka kundërshtuar pretendimet se shteti që ka për president Vladimir Putinin, ka fuqi punëtore të pakufizuar, duke theksuar se realiteti demografik në vend tregon të kundërtën.

Sipas postimit, popullsia mashkullore në moshë pune është zvogëluar ndjeshëm, ndërsa lufta ka përkeqësuar më tej situatën.

Zyra e BE-së pretendon se Rusia ka pësuar mbi 1.3 milion humbje në fushëbetejë që nga viti 2022 ndërsa bashkë me të ikurit nga vendi, ky shtet u “tret” për 2 milionë banorë..

Për të mbushur mungesën e personelit, sipas të njëjtit burim, Moska ka rekrutuar rreth 27 mijë shtetas të huaj nga 130 vende të ndryshme.

“Shumë prej tyre janë detyruar ose mashtruar që të vdesin për iluzionet perandorake të Kremlinit”, thuhet në postim, transmeton KosovaPress.

Zyra e BE-së vlerëson se rekrutimi i të huajve mund t’i japë Rusisë vetëm kohë të kufizuar, por nuk mund të zgjidhë problemet strukturore me të cilat po përballet vendi.

“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Rusisë po i mbarojnë burrat si për luftën, ashtu edhe për ekonominë”, thuhet në reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026