Procedohen 27 persona pas protestës në Tiranë, Policia sekuestrohet edhe një automjet
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Procedohen 27 persona pas protestës në Tiranë, Policia sekuestrohet edhe një automjet
Policia e Shtetit ka njoftuar se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale lidhur me tubimin e zhvilluar më 18 qershor në Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 27 shtetas të dyshuar për veprime që kanë cenuar rendin dhe sigurinë publike.
Sipas Policisë, personat e proceduar dyshohet se kanë shkaktuar pengim të qarkullimit të mjeteve dhe shqetësim të rendit e qetësisë publike, duke orientuar pjesëmarrësit e tubimit të lëviznin në disa akse të kryeqytetit, përtej orarit dhe perimetrit të njoftuar zyrtarisht.
Gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një automjet, ndërsa autoritetet bëjnë të ditur se puna po vazhdon për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë të përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Policia e Tiranës u ka bërë thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve në tubime që të respektojnë orarin dhe itinerarin e njoftuar, në mënyrë që të mos pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe automjeteve jashtë perimetrit të lejuar.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.