Maqedonci në Bruksel: Kosova krah aleatëve në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, përballë agresionit rus
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Maqedonci në Bruksel: Kosova krah aleatëve në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, përballë agresionit rus
Maqedonci Rutte
19/06/2026 - 14:46
Linku u kopjua

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në takimin e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të mbajtur në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.

N komunikatën për emdia bëhet e ditur se, në këtë takim, ku morën pjesë rreth 50 ministra të mbrojtjes nga vendet anëtare të NATO-s dhe shtetet partnere, u diskutua për zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe situatën në Ukrainë.

Gjatë takimit, të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Dan Jarvis, u rikonfirmua mbështetja e palëkundur për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit, lirisë dhe integritetit të saj territorial përballë agresionit rus, transmeton KosovaPress.

Në margjinat e këtij takimi, ministri Maqedonci zhvilloi diskutime të frytshme me zyrtarë të NATO-s dhe me ministra të mbrojtjes nga vendet partnere, me fokus në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sfidat aktuale të sigurisë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Kosova mbetet e përkushtuar në krah të partnerëve dhe aleatëve të saj, në mbështetje të paqes dhe sigurisë globale.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026