Me 6 vota për dhe 1 kundër, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka miratuar kandidaturat e pesë kandidatëve që kanë hyrë në garë për Kryeprokuror të Shtetit.
Në mbledhjen e KPK-së, kryesuesi Arian Gashi bëri të ditur se sipas panelit vlerësues të gjithë kandidatët plotësojnë kriteret për këtë pozitë, raporton KosovaPress.
Prokurorët që kanë aplikuar për këtë pozitë dhe i plotësojnë kushtet sipas kritereve janë: Atdhe Dema, Prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Naim Abazi prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Rafet Halimi, prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Shqipdon Fazliu prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Zejnullah Gashi kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.