Goditet kontrabanda me duhan, Dogana konfiskon mallra me vlerë 12 mijë euro
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Goditet kontrabanda me duhan, Dogana konfiskon mallra me vlerë 12 mijë euro
duhan
19/06/2026 - 16:58
Linku u kopjua

Njësitet Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një aksion në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme.

Sipas Doganës së Kosovës, gjatë kontrolleve të kryera janë zbuluar dhe sekuestruar gjithsej 33,000 njësi të produkteve të duhanit të ngrohur të markës TERREA, të cilat përdoren në pajisje elektronike për ngrohjen e duhanit. Po ashtu, është sekuestruar edhe një pajisje elektronike për përdorimin e këtyre produkteve.

Vlera e përafërt e mallit të sekuestruar vlerësohet të jetë rreth 12 mijë euro.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme, me synim mbrojtjen e ekonomisë së vendit, garantimin e konkurrencës së drejtë në treg dhe ruajtjen e të hyrave buxhetore të Republikës së Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026