Podujeva bëhet me shtatoren e Ali Ajetit në 27-vjetorin e çlirimit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Podujeva bëhet me shtatoren e Ali Ajetit në 27-vjetorin e çlirimit
724533679_1678590916516536_7635418489869817925_n
19/06/2026 - 15:32
Linku u kopjua

Është zbuluar pllaka përkujtimore-obelisk në nderim të dëshmorit Ali Ajeti, në Mirec të Podujevës. cili dha jetën për lirinë e Kosovës.

Nëna e dëshmorit, Vahide Ajeti, nën emocione  falënderoi të pranishmit për nderimin e bërë ndaj djalit të saj.

“E lumtur jam, lutem që gjaku i tyre s’hup, e faleminderit prej juve shumë, po çfarë me ju bë nënave që kanë mbet pa buste hiç, po çka me bë edhe ajo nënë le të bëjë gajret”, tha Ajeti.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se Ali Ajeti ishte ndër veprimtarët e hershëm të rezistencës për lirinë e Kosovës dhe se sakrifica e tij mbetet frymëzim për brezat e rinj.

Miku dhe bashkëveprimtari i Ali Ajetit, Ismet Abdullahu, kujtoi ngjarjet e 30 majit të vitit 1989, kur sipas tij Ali Ajeti u vra duke mbrojtur nxënësit dhe shokët e tij nga forcat policore të kohës.

Ai rrëfeu se protestuesit ishin përballur me ndërhyrjen e policisë, ndërsa Ali Ajeti kishte vazhduar rezistencën deri në vendin ku sot është ngritur pllaka përkujtimore.

Në emër të familjes, Isa Ajeti tha se ky bust do të qëndroi si një simbol i përjetshëm i lavdisë, sakrificës dhe qëndresës së popullit.

Në përfundim të ceremonisë, familjarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë bënë zbulimin e pllakës përkujtimore  të heroit Ali Ajeti.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026