Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, të hënën.
Arrestimi i tij ka të bëjë me rastin e vdekjes së një punëtori në vendin e punës, i cili gjatë kohës sa po punonte ishte goditur nga vinçi.
Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti po hetohet.