Shqiptarët e duan BE-në më shumë se kosovarët, serbët në fund të “pusit”
4-Fourth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shqiptarët e duan BE-në më shumë se kosovarët, serbët në fund të “pusit”
flamuri i beee-se
22/06/2026 - 16:38
Linku u kopjua

Kosovarët nuk janë qytetarët më proevropianë të Ballkanit.

Këtë status e kanë “vëllezërit” e tyre nga Shqipëria.

Serbët, ndërkaq, mbesin në fund për sa i përket nivelit të përkrahjes për integrimin në Bashkimin Evropian.

Sipas një njoftimi që ka lëshuar Komisioni Evropian del se 92 për qind e qytetarëve të Shqipërisë mbështesin anëtarësimin në BE, duke e bërë shtetin e tyre vendin më proevropian në rajon. Pas saj renditet Kosova me 83 për qind.

Në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë, mbështetja për integrimin evropian mbetet mbi 60 për qind, ndërsa Serbia shënon nivelin më të ulët me vetëm 31 për qind.

Komisioni Evropian thekson se qytetarët në vendet partnere të zgjerimit vazhdojnë të shohin anëtarësimin në BE si një investim për të ardhmen, duke e lidhur atë me “forcimin e paqes dhe sigurisë, mundësi më të mëdha ekonomike dhe perspektiva më të mira për brezat e rinj”.

Anketa përfshin edhe vendet e Partneritetit Lindor, ku mbështetja për anëtarësimin në BE arrin në 71 për qind në Gjeorgji, 65 për qind në Ukrainë dhe 58 për qind në Moldavi.

Ndërkaq, në Turqi, 46 për qind e qytetarëve shprehen në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian vlerëson se zgjerimi mbetet një investim strategjik për të ardhmen e BE-së dhe se mbështetja e vazhdueshme e qytetarëve në vendet aspirante dëshmon rëndësinë e procesit të integrimit evropian. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026