Lajme
Shuhet zjarri në shtëpinë e pleqëve, u dogj pjesërisht
Zjarrfikësit e Prishtinës me katër automjete kanë arritur ta shuajnë zjarrin që përfshiu një pjesë të katit të dytë të shtëpisë së pleqëve që janë pa përkujdesje familjare në Prishtinë. Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se në gjithë këtë situatë, fatmirësisht nuk ka të lënduar. Aty është parë edhe një autoambulancë e cila tanimë është larguar. KosovaPress ka pyetur policinë lidhur me rastin por ata nuk kanë dhënë detaje deri tash.
Më shumë nga Lajme
Total: 13,331
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024