Gjykata e Hagës: Kush dyshon në “padrejtësinë” tonë, le të ankohet në Kushtetuese
Tjera
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gjykata e Hagës: Kush dyshon në “padrejtësinë” tonë, le të ankohet në Kushtetuese
gjykata speciale
22/06/2026 - 16:12
Linku u kopjua

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë deklaruar se garantojnë të drejtën për një gjykim të drejtë për të gjithë të akuzuarit, në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtare.

Ky institucion, përmes një video mesazhi që ka publikuar të hënën, ka bërë me dije se gjyqtarët e tij zbatojnë vazhdimisht konventat ndërkombëtare të përfshira në Kushtetutën e Kosovës, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore që buron nga ajo.

Dhomat e Specializuara sqarojnë se, në rast se një i akuzuar konsideron se rregullat nuk janë zbatuar siç duhet, ai ka të drejtë të apelojë vendimet pranë një paneli të veçantë të gjyqtarëve të pavarur.

Po ashtu, të akuzuarit mund të paraqesin kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme, si dhe t’i drejtohen Dhomës së Gjykatës Kushtetuese nëse vlerësojnë se u janë shkelur të drejtat themelore të njeriut, thuhet në një video paraqitje.

Sipas Dhomave të Specializuara, ky sistem pasqyron mekanizmat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut që ekzistojnë edhe në gjykatat e tjera të Kosovës.

Në njoftim thuhet gjithashtu se të akuzuarit kanë shfrytëzuar këto mjete juridike dhe se, në një numër rastesh, ankesat e tyre kanë rezultuar të suksesshme. /Kosovapress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026