Deziformimit serb të hënën nuk i shpëtoi as paralajmërimi i Prokurorisë Speciale të Kosovës se do të ngreh aktakuzë për krimet ndaj familjes Jashari. Ky medium ka shkuar aq larg sa ka publikuar një tekst me titullin “Vazhdon gjuetia ndaj serbëve: Prishtina ngre aktakuzë për ‘vrasjen’ e Adem Jasharit”.
Në artikullin e portalit Sputnik dezinformohet për ngjarjet në Prekaz dhe, përmes përzgjedhjes selektive të informacionit dhe paraqitjes së pretendimeve të pakonfirmuara, tentohet të kontestohet aktakuza e paralajmëruar e Prokurorisë Speciale të Kosovës për ngjarjet në Prekazin e Poshtëm në mars të vitit 1998.
Pretendimi 1: “Vazhdon gjuetia ndaj serbëve: Prishtina ngre aktakuzë për ‘vrasjen’ e Adem Jasharit“
Nuk ka prova që Prokuroria Speciale e Kosovës zhvillon „gjueti“ ndaj ndonjë populli. Hetimet lidhen me krimet e luftës dhe përgjegjësinë penale individuale.
Formulimi “Vazhdon gjuetia ndaj serbëve” është po ashtu një formulim emocional dhe akuzues. I njëjti nuk paraqet një fakt të verifikueshëm, por një interpretim politik derisa sugjeron se ekziston një fushatë sistematike kundër serbëve. Kësisoj Lexuesi orientohen që në titull drejt një përfundimi të caktuar.
Kjo teknikë përdoret shpesh në propagandë për të vënë në dyshim një ngjarje të dokumentuar ose për të relativizuar përgjegjësinë për të.
Po ashtu, dokumentime të mëvonshme ndërkombëtare dhe materiale të përdorura në proceset e Tribunalit të Hagës e trajtojnë sulmin në Prekaz si një nga ngjarjet kyçe të konfliktit në Kosovë, ku u vranë pothuajse 60 anëtarë të familjes Jashari.
Gjatë operacionit në Prekazin e Poshtëm në vitin 1998 u vranë dhjetëra anëtarë të familjes Jashari,
Analiza dhe demanti: Në gazetarinë profesionale, një pretendim i tillë nuk mund të paraqitet si fakt pa dokumente, dëshmi të verifikuara ose vendime gjyqësore që e mbështesin.
Raportet e Human Rights Ëatch, Amnesty International dhe në dokumentacionin e përdorur nga Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), nuk gjendet ndonjë konstatim i verifikuar që Adem Jashari ka përdorur civilë si mburojë njerëzore.
Në vend të provave të verifikuara, ky pretendim zakonisht paraqitet në narrativat zyrtare serbe dhe në media që mbështeten në ato narrativa. Mungesa e dëshmive të pavarura e bën pretendimin të pakonfirmuar.
Kosovo conflict | Summary & Facts | BritannicaAnaliza dhe demanti:
Pretendimi se Adem Jashari vrau një nip të tij “për shkak të frikës” është një nga akuzat më të rënda që qarkullojnë në disa narrativa propagandistike serbe.
Po ashtu, nuk ka asnjë aktgjykim të Tribunalit të Hagës apo të ndonjë gjykate tjetër ndërkombëtare që konstaton se një ngjarje e tillë ka ndodhur.
Analiza e tekstit të publikuar nga portali „Sputnik” tregon qartë se ky medium nuk raporton në mënyrë objektive për proceset gjyqësore, por përdor metodologji të dezinformimit hibrid dhe kornizim politik.
Artikulli përmban disa elemente tipike të propagandës dhe dezinformimit, jo domosdoshmërisht, pasi ngjarjet paraqiten në mënyrë selektive, me gjuhë emocionale dhe pa kontekstin e nevojshëm.
Nuk përmendet: nuk përmend faktet – se operacioni në Prekaz rezultoi me vrasjen e dhjetëra anëtarëve të familjes Jashari; se u vranë gra, fëmijë dhe të moshuar; se ngjarja konsiderohet masakër; se ngjarja ka qenë objekt i analizave dhe raporteve ndërkombëtare.
Përfundimisht, në një rast si ky – kur paraqitet vetëm njëra anë e historisë, kemi të bëjmë me manipulim përmes përzgjedhjes së informacionit.