Trump flet për Ngushticën e Hormuzit: Plotësisht e hapur
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Trump flet për Ngushticën e Hormuzit: Plotësisht e hapur
Hormuz
23/06/2026 - 07:46
Linku u kopjua

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur sërish lidhur me Ngushticën e Hormuzit.

Ai është shprehur se kjo ngushticë tashmë është e hapur plotësisht, raporton Sky News.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ecin shumë mirë në këtë drejtim, transmeton KosovaPress.

Presidenti amerikan tha se ngushtica u rihap të premten, me trafikun që u rrit të shtunën.

Pse është e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë, pasi lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe Oqeanin Indian. Përmes saj kalon një pjesë e konsiderueshme e naftës dhe gazit që eksportohet nga vendet e Lindjes së Mesme drejt tregjeve ndërkombëtare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026