Lajme
IPK kërkon suspendimin e një zyrtari policor për zbulim të informacionit
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari në stacionin policor të Kaçanikut, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale zbulim i paautorizuar i informacionit konfidencial, pas denoncimit nga ana e një qytetari. Zyrtari policor, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, dyshohet se ka ndarë informacione pa autorizim, duke ndërhyrë në bazën e të dhënave të policisë, duke përdorur kanale private të komunikimit për të përçuar informacione që bien ndesh me rregullat e privatësisë dhe sigurisë së informacionit të policisë. IPK thotë se kjo sjellje përbën shkelje serioze të detyrave zyrtare dhe cenon besimin në institucionin policor, andaj rekomandimi për suspendim bëhet në përputhje me parimet ligjore dhe transparencës, duke marrë parasysh rëndësinë e ruajtjes së standardeve më të larta etike dhe profesionale në Policinë e Kosovës. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.
Më shumë nga Lajme
Total: 3,755
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024