Mirëqenia sociale në Kosovë, ASK tregon cilat kategori morën më shumë mbështetje
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mirëqenia sociale në Kosovë, ASK tregon cilat kategori morën më shumë mbështetje
ASK
22/06/2026 - 15:24
Linku u kopjua

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin maj 2026, duke paraqitur të dhëna mbi numrin e përfituesve dhe vlerën e mjeteve të shpërndara përmes skemave të ndryshme sociale në vend.

Sipas ASK-së, numri më i madh i përfituesve gjatë muajit maj ishte në kuadër të programit të mbështetjes financiare për shtesat për fëmijë, i cili vazhdon të mbetet një nga skemat më të përhapura të mbështetjes sociale në Kosovë.

Të dhënat tregojnë se struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale është e orientuar kryesisht drejt mbështetjes së personave të moshuar, kategorive të dala nga lufta dhe familjeve në nevojë.

Përveç këtyre kategorive, skemat sociale përfshijnë edhe pensionet familjare, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, pensionet për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pensionet e Trepçës, si dhe programe të tjera specifike të mbështetjes sociale.

ASK thekson se statistikat ofrojnë një pasqyrë të rëndësishme mbi shpërndarjen e mbështetjes financiare dhe kategoritë që përfitojnë nga skemat e mirëqenies sociale në Kosovë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026