Vdes një 50-vjeçar në Drenas, dyshohet se u godit nga energjia elektrike
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vdes një 50-vjeçar në Drenas, dyshohet se u godit nga energjia elektrike
shiriti-
22/06/2026 - 13:57
Linku u kopjua

Një person 50-vjeçar ka ndërruar jetë në Negroc të Drenasit, ku dyshohet se është goditur nga energjia elektrike.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar Naser Syla, drejtor i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Po, është e vërtetë”, tha shkurtimisht ai.

Viktima është Bedri Krasniqi, vëllai i Gani Krasniqit që është anëtar i Kuvendit Komunal të Drenasit.

Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci i ka shprehur ngushëllime familjes, duke thënë se humbja e tij është një dhimbje e thellë për të gjithë ata që e njohën.

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Bedri Krasniqit. Familjes Krasniqi, në veçanti anëtarit të Kuvendit Komunal, Gani Krasniqi, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e vëllait të tij. Lutem që Zoti ta mëshirojë Bedriun, ta shpërblejë me xhenet, ndërsa familjes t’i japë forcë, durim dhe qëndresë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, thuhet në telegramin e kryetarit Lladrovci.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026