Ministrja në detyrë e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë me dije se dikasteri që e drejton e ka larguar një deponi ilegale të mbeturinave nga kampi ushtarak “Bondsteel” në Ferizaj.
Aksionin e ilustruar me fotografi të bëra para dhe pas aksionit, ajo e përfshiu në njoftimin për largim mbeturinash në 8 lokacione, gjithandej vendit. Por, aty nuk jepen detaje shtesë nëse mbeturinat janë hequr brenda perimetrit të kampit të kontigjentit amerikan, apo në afërsi të tij.

Kjo, derisa detaje të tilla u dhanë te njoftimi për pastrimin e zonës prapa kazermës së FSK-së në Ferizaj.
Në këtë aksion u larguan deponitë ilegale edhe nga fshatrat Brestoviku e Qyshk të Pejë, Vinarci dhe një lokacion në qytetin e Mitrovicës, deponia në Gushavc të Deçanit, si edhe ajo në rrugën Reçan – Prizren.
