Aktakuzë shtetasit shqiptar që deshi të fus mbi gjysmë kilogrami kokainë në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Aktakuzë shtetasit shqiptar që deshi të fus mbi gjysmë kilogrami kokainë në Kosovë
prokuroria themelore prizren
22/06/2026 - 13:51
Linku u kopjua

Një shtetas i Shqipërisë ka përfunduar me aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prizren, pasi dyshohet se kishte tentuar të fuste në Kosovë mbi gjysmë kilogrami kokainë, më 30 tetor të vitit të kaluar.

Prokuroria ka njoftuar se Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., i cili ndodhet në paraburgim, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, më 30 tetor 2025, i pandehuri kishte marrë me qira një automjet në Tiranë dhe ishte nisur drejt Republikës së Kosovës. Mirëpo, gjatë hyrjes në vend përmes Pikës së Kalimit Kufitar në Vërmicë, ai u ndalua për kontroll nga autoritetet kompetente.

Kontrolli i automjetit nxori në pah atë që hetuesit dyshojnë se ishte arsyeja e udhëtimit. Nën ulësen e shoferit u gjet një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 575.71 gramë.

Po ashtu, gjatë kontrollit fizik të të dyshuarit u gjet edhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 0.35 gramë.

Me rastin e përfundimit të hetimeve dhe ngritjes së aktakuzës, Prokuroria Themelore në Prizren i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026