I dënuar për kontrabandim me migrantë, arrestohet në Ferizaj
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
I dënuar për kontrabandim me migrantë, arrestohet në Ferizaj
Policia e Kosoves - automjeti - arkiv - ilustrim
22/06/2026 - 20:53
Linku u kopjua

Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në koordinim me njësitë tjera policore dhe bazuar në informatat operative të siguruara në terren, ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest aktiv nga gjykata.

Sipas Policisë, më 21 qershor 2026 është arrestuar E.Sh., 28 vjeç, i cili kërkohej për vuajtjen e një dënimi prej katër vjetësh burgim efektiv për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

I dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar në zonën e qendrës tregtare “Village Shopping & Fun” në Ferizaj.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku janë kryer procedurat e nevojshme policore.

Më pas, 28-vjeçari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit të shqiptuar nga gjykata.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026