Më 23 qershor të vitit 1995, në moshën 81 vjeçare vdiq Dr Jonas Salk, i cili zhvilloi vaksinën e parë kundër polios.
Duke pasur parasysh frikën dhe ankthin që Poliomeliti kishte shkaktuar gjatë gjysmës së parë të shekullit XX, suksesi i vaksinës në vitin 1955 e bëri doktor Salk hero ndërkombëtar.
Instituti sot mban emrin Salk dhe në hyrje të tij qëndron pllakata me këtë mbishkrim: “Shpresa mbështetet në ëndrrat, imagjinatën dhe guximin e atyre që guxojnë për të bërë ëndrrat realitet”.
Çfarë është polio?Para zhvillimit të vaksinës së Dr. Jonas Salk, poliomeliti shkaktonte epidemi të mëdha në mbarë botën dhe konsiderohej një nga sëmundjet më të frikshme të shekullit XX. Vaksina e prezantuar në vitin 1955 shënoi një kthesë historike në luftën kundër sëmundjes, duke çuar në uljen drastike të rasteve në nivel global. Falë programeve të vaksinimit, sot polio është eliminuar në shumicën e vendeve të botës, megjithëse ende vazhdojnë përpjekjet për çrrënjosjen e plotë të saj.