Infantino: E kemi bërë të mundur që Irani të luajë në Amerikë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Infantino: E kemi bërë të mundur që Irani të luajë në Amerikë
New Project - 2026-06-10T193124.564
10/06/2026 - 21:32
Linku u kopjua

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka folur për sfidat organizative dhe të sigurisë që shoqërojnë Kupën e Botës, duke theksuar kompleksitetin e procesit të verifikimit të qindra mijëra pjesëmarrësv

Ai tha se rreth 300,000 persona të akredituar, shumica jashtë SHBA-së, duhet të kontrollohen dhe verifikohen, duke e cilësuar botën si “shumë agresive” dhe duke theksuar se siguria është mbi gjithçka.

Infantino shtoi se FIFA nuk mund të kontrollojë çdo situatë, por po punon vazhdimisht për të gjetur zgjidhje dhe për ta bërë turneun sa më të suksesshëm.

Duke iu referuar shembujve konkretë, ai tha se është arritur sukses që Irani të marrë pjesë në ndeshje në Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme organizative. Sipas tij, FIFA po përpiqet gjithmonë të gjejë “lajme të mira”, edhe pse jo gjithçka varet nga organizata.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026