Ochoa drejt historisë: Gati për Botërorin e gjashtë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ochoa drejt historisë: Gati për Botërorin e gjashtë
Portieri meksikan, Guillermo Ochoa është përzgjedhur ta përfaqësojë Kombëtaren e Meksikës, për herë të gjashtë në Kupën e Botës dhe është gati të bëjë diçka që vetëm dy futbollistë të tjerë në histori e kanë arritur.
Kombëtarja e Meksikës e bëri të ditur listën e saj prej 26 lojtarësh më 31 maj dhe 1 qershor, dhe emri i Ochoas është pjesë e saj. Ai do të jetë 41 vjeç gjatë turneut.
Rrugëtimi i Ochoas në Kupën e Botës filloi në vitin 2006. Që atëherë, ai ka qenë një lojtar i rregullt për Meksikën në vitet 2010, 2014, 2018 dhe 2022, ku gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, Ochoa ka grumbulluar më shumë se 150 ndeshje për Meksikën.
Ndërkohë, Ochoa, ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë akti i tij i fundit në skenën ndërkombëtare. Ai planifikon të tërhiqet nga detyrat e ekipit kombëtar pas përfundimit të turneut, ku flitet se ai mund të heqë dorë edhe në nivel klubesh.
Ochoa së bashku me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon janë të vetmit lojtarë që kanë marrë pjesë në gjashtë Kupa Bote. Për t’u paraqitur gjashtë herë radhazi, një lojtar duhet të jetë mjaftueshëm i mirë për t’u përzgjedhur në ekipin kombëtar gjatë një periudhe prej të paktën 20 vitesh.
Ndeshja hapëse e Meksikës e Kupës së Botës 2026 do të zhvillohet sot më 11 qershor, kundër Afrikës së Jugut në stadiumin “Azteca”, nga ora 21:00.
KosovaPress