Infantino mbron çmimet e Botërorit: Biletat e lira do të përfundonin në tregun e zi
Ndërkombëtar
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Infantino mbron çmimet e Botërorit: Biletat e lira do të përfundonin në tregun e zi
Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino është pyetur për çmimet e biletave dhe shqetësimet se tifozët mund të jenë përjashtuar nga Kupa e Botës 2026.
Ai tha se çmimi fillestar prej rreth 60 dollarësh është vendosur në një nivel që, sipas tij, shmang keqpërdorimin në tregun e dytë. Infantino argumentoi se nëse biletat do të shiteshin më lirë, ato do të përfundonin në “tregun e zi” me çmime shumë më të larta, duke mos përfituar futbolli.
Ai përmendi gjithashtu një iniciativë në New York, ku janë vënë në shitje 1,000 bileta me 50 dollarë, duke e krahasuar me 130,000 bileta të FIFA-s me 60 dollarë, për të cilat tha se nuk kanë marrë të njëjtin vëmendje mediatike.
Sipas tij, çdo e ardhur nga biletat riinvestohet në zhvillimin e futbollit global, duke theksuar se turneu zhvillohet një herë në katër vjet, ndërsa pjesa tjetër e kohës përdoret për rritjen e sportit në mbarë botën.
KosovaPress