Organizohet Kupa Memoriale “Ilir Konushevci” 2026 në Prishtinë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Organizohet Kupa Memoriale “Ilir Konushevci” 2026 në Prishtinë
not
11/06/2026 - 14:14
Linku u kopjua

Në nderim të jetës dhe veprës së heroi të kombit, Ilir Konushevci, Federata e Notit e Kosovës do të organizojë edhe këtë vit garën tradicionel memoriale që mban emrin e tij.

Ky aktivitet sportiv do të mbahet më 20 qershor 2026, në ambientet e Step Arena, Pishina Olimpike 50 metra, duke mbledhur notarë të rinj nga e gjithë Kosova dhe më gjerë.

Kupa Memoriale “Ilir Konushevci” synon të promovojë sportin e notit, frymën garuese dhe respektin për figurat historike që kanë dhënë kontribut të çmuar për vendin. Përveç aspektit sportiv, kjo garë shërben edhe si një moment reflektimi dhe kujtimi për vlerat që përfaqësoi Ilir Konushevci.

Pritet që kjo ngjarje të sjellë emocione të veçanta, duke bashkuar sportistët në një garë që shkon përtej rezultateve, në nderim të historisë dhe sakrificës kombëtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026