​Kadetët dhe juniorët e karatesë zhvillojnë stërvitje të përbashkët para sfidës në Aleksandri
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Kadetët dhe juniorët e karatesë zhvillojnë stërvitje të përbashkët para sfidës në Aleksandri
Karate
11/06/2026 - 08:08
Linku u kopjua

Federata e Karatesë e Kosovës ka organizuar një stërvitje të përbashkët me kategoritë kadetë dhe juniorë, në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë.

Stërvitja është mbajtur me ftesë të selektorit të FKK-së për kadetë dhe juniorë, Leutrim Pepaj, ndërsa në të morën pjesë garuesit e këtyre kategorive që po përgatiten për garën ndërkombëtare që do të zhvillohet nga 17 deri më 22 qershor 2026 në Aleksandri të Egjiptit.

Seanca stërvitore u zhvillua në ambientet e shkollës “Prishtina High School” në Matiqan të Prishtinës.

Në stërvitje ishin të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi, si dhe trajneri i Përfaqësueses së Kosovës për kadetë dhe juniorë, Irfan Sfeqla. Federata ka njoftuar se stërvitjet do të vazhdojnë edhe të enjten nga ora 18:00, po në shkollën “Prishtina High School” në Matiqan.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026