Infantino: Nuk jemi mbretërit e botës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Infantino: Nuk jemi mbretërit e botës
New Project - 2026-06-10T190348.305
10/06/2026 - 21:06
Linku u kopjua

Në konferencën për media, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka folur për disa çështje të ndjeshme që lidhen me organizimin e Kupës së Botës.

Ai iu kërkoi gazetarëve që të “promovojnë unitetin e Kupës së Botës”, duke theksuar rëndësinë e bashkimit rreth turneut dhe atmosferës sportive.

Infantino gjithashtu komentoi rastin e një gjyqtari nga Somalia, i cili kishte udhëtuar drejt SHBA-së për Kupën e Botës, por sipas tij është ndaluar nga autoritetet amerikane dhe më pas është kthyer në vendin e tij. Ai e cilësoi situatën si “fatkeqe”, por shtoi se FIFA nuk ka kontroll mbi vendime të tilla shtetërore.

Ne nuk jemi mbretërit e botës,” u shpreh ai, duke theksuar se organizata përpiqet gjithmonë të gjejë zgjidhje, por përballet me kufizime kur bëhet fjalë për çështje politike dhe vizash.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026