Infantino: 6.5 milionë bileta të shitura për Botërorin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Infantino: 6.5 milionë bileta të shitura për Botërorin
Në konferencën për media që po zhvillohet, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka folur për çmimet e biletave, Iranin dhe organizimin e Kupës së Botës.
Ai tha se çmimi më i ulët i hyrjes për ndeshje është rreth 60 dollarë, që sipas tij është më i ulëti krahasuar me sportet e tjera në SHBA, ndërsa çmimi mesatar i biletave arrin rreth 500 dollarë. Infantino theksoi se këto çmime janë “korrekte” për ngjarjen.
Duke folur për shitjen e biletave, ai njoftoi se deri tani janë shitur rreth 6.5 milionë bileta dhe falënderoi tifozët për interesimin e madh.
Ai gjithashtu përmendi tre tema kryesore që kanë dominuar diskutimet kohët e fundit: Irani, biletat dhe vizat, duke i lidhur këto me situatat aktuale në vendet organizatore dhe në botë.
Infantino shtoi se ekipi i FIFA-s po bën një punë “absolutisht perfekte”, duke theksuar se sfidat janë të pashmangshme në organizimin e një turneu të tillë global.
KosovaPress