Infantino: A është normale që FIFA të diktojë kush hyn në një shtet?
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Infantino: A është normale që FIFA të diktojë kush hyn në një shtet?
New Project - 2026-06-10T184814.737
10/06/2026 - 21:25
Linku u kopjua

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka ngritur një pyetje gjatë konferencës për media lidhur me organizimin e ardhshëm të Kupës së Botës për femra në vitin 2035 në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai tha se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, por se turneu “duket se do të zhvillohet atje”.

Infantino shtroi dilemë nëse do të ishte normale që FIFA të vendoste për politikat e hyrjes në një shtet, duke iu referuar rregullave të vizave dhe kontrollit kufitar.

Ai theksoi se në shumë vende të botës ekzistojnë rregulla të ndryshme për vizat dhe hyrjen, duke e bërë të vështirë udhëtimin për qytetarët nga vende të caktuara.

Sipas tij, kjo është realiteti me të cilin përballet organizimi i turneve ndërkombëtare, ku pjesëmarrja globale shpesh has në kufizime shtetërore.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026