Segmentet e fundit të autostradës që duhet ta lidhë Serbinë me Malin e Zi, janë shpallur prioritete të Qeverisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Megjithatë, pavarësisht premtimeve që zgjasin prej vitesh, këto punime në jugperëndim të Serbisë nuk kanë nisur ende.
Në afërsi të fshatrave pranë rrugës së planifikuar të autostradës, gjatë dy vjetëve të fundit, dy gurore në pronësi kryesisht të kompanive të Zvonko Vesellinoviqit kanë marrë leje shtetërore, tregon një hulumtim i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Dokumentet që i siguroi REL-i, tregojnë se Ministria e Minierave e Serbisë u ka dhënë atyre leje shfrytëzimi, transmeton KosovaPress.Zvonko Vesellinoviq paraqitet në publik si biznesmen nga veriu i Kosovës dhe ish-partner biznesi i Millan Radoiçiqit, i cili dyshohet se ka organizuar sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, në vitin 2023.
Të dy janë nën sanksione të Shteteve të Bashkuara prej më shumë se katër vjetësh, për akuza që lidhen me krim të organizuar dhe korrupsion.
Kompania ndërtimore “Inkop”, së bashku me dy kompanitë e saj bijë “Novi Pazar-put” dhe “Betonjerka Aleksinac”, kanë fituar rreth 9.8 milionë euro në fund të vitit 2025, sipas raporteve të tyre financiare të analizuara nga Radio Evropa e Lirë.
Ministria e Ndërtimit u ka lejuar kompanive të Vesellinoviqit të jenë nënkontraktore në ndërtimin e disa segmenteve rrugore, ndërsa punë ndërtimore u kanë dhënë edhe ndërmarrja publike “Putevi Srbije” dhe disa komuna, tregojnë dokumentet.
Ndërsa kompanitë fitojnë miliona, edhe biznesi i tyre vazhdon të zgjerohet.
Segmenti përfundimtar i autostradës drejt Detit Adriatik, përmes jugperëndimit të Serbisë, do të jetë rreth 100 kilometra i gjatë.
Afatet për përfundimin e kësaj traseje janë shtyrë prej vitesh, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se partnerë kryesorë do të jenë sërish kompanitë kineze, përmes marrëveshjeve direkte, pa tender.
Ku i mori kontratat "Novi Pazar-put"?
Rezervat në këtë lokacion vlerësohen rreth 550 mijë metra kub (afërsisht 1.5 milion tonë) gur - me një jetëgjatësi të planifikuar të gurores prej dhjetë vjetësh.
Guri që do të nxirret në këtë zonë, përdoret si material për ndërtimin e rrugëve.
Në këtë lokacion, siç tregon vendimi i Ministrisë së Minierave, edhe më herët është lejuar shfrytëzimi.
Satelitët dhe pamjet ajrore, ndër vite, tregojnë punime intensive në këtë gurore.
“Novi Pazar-put”, që dikur ishte kompani shtetërore ndërtimi e specializuar në ndërtimin e rrugëve, që nga viti 2020 është në pronësi të “Inkop”-it, respektivisht të vëllezërve Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq.
Raporti financiar për vitin 2025, i analizuar nga Radio Evropa e Lirë, tregon se kjo kompani ka pasur të ardhura prej 29.8 milionë eurosh, ndërsa fitimi i saj ka qenë 2.7 milionë euro.
Institucionet shtetërore të Serbisë, vitin e kaluar, i kanë dhënë kësaj kompanie kontrata me vlerë prej së paku 1.4 milion eurosh, sipas të dhënave nga portali i prokurimeve publike.
Nga fillimi i vitit 2026, kompania ka marrë pesë kontrata me vlerë rreth 600 mijë euro.
Katër prej tyre janë nënshkruar në të njëjtën ditë me një ndërmarrje rrugësh nga Kraleva, për furnizim me agregat guri.Në pesë vjetët e fundit, kompanitë në pronësi të Zvonko Vesellinoviqit kanë marrë dy leje nga Ministria e Minierave të Serbisë për shfrytëzimin e gurit gëlqeror dhe dy leje për eksplorimin e terrenit në afërsi të Sjenicës. Plani është që një autostradë për në Mal të Zi të kalojë nëpër këtë komunë, dhe guroret prodhojnë lëndën e parë bazë për ndërtimin e rrugëve. Deri më tani, kompanitë e ndërtimit të Vesellinoviqit, me pëlqimin e shtetit serb, kanë marrë pjesë në ndërtimin e rrugëve në disa vende në Serbi.
“Novi Pazar-put”, muajve të fundit, është promovuar edhe në rrjetet sociale për ndërtimin e rrugëve lokale në komunën e Lluçanit, në perëndim të Serbisë, për ndërtimin e një rrethrrotullimi në Prijepole, pranë kufirit me Malin e Zi, si dhe për renovimin e rrugës nga ai qytet drejt manastirit Milesheva.
Në raportin për vitin 2025 përmendet një paradhënie nga “Putevi Srbije” në vlerë prej rreth 220 mijë eurosh.
Vesellinoviqët kanë blerë kompaninë me leje për nxjerrjen e gurit
Biznesi i guroreve “Novi Pazar-put” po zgjerohet edhe përmes marrjes së kompanive që kanë leje për shfrytëzim në zonën e Sjenicës.
Megjithatë, as kjo kompani dhe as “Novi Pazar-put” nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me detajet - pra, në çfarë kushtesh kompania e Vesellinoviqëve është bërë pronare e “Hots Kop”.
“Hots Kop” ka vetëm një të punësuar dhe në fund të vitit të kaluar ka pasur një borxh prej rreth 7 mijë eurosh në llogari.
Në atë zonë, sipas dokumentacionit, ndodhen rezerva prej mbi 7.7 milionë tonësh lëndë e parë.
Shfrytëzimi vjetor i planifikuar është rreth 100 mijë metra kub gëlqeror - ose rreth 250 mijë tonë.Zona e shfrytëzimit prej rreth 16 hektarësh, deri tani, ka qenë me pyje dhe kullota në pronësi shtetërore.
Dy leje për hulumtim të terrenit pranë Sjenicës
Me këtë, kompanisë i është dhënë leja për të vlerësuar nëse në atë zonë ekziston vendburim guri dhe çfarë cilësie ka ai.
Ky është hapi i parë para hapjes së mundshme të një guroreje.
Zona e kërkimit përfshin një rreze prej rreth dy kilometrash katrorë, ndërsa leja për hulumtim është dhënë për dy vjet.
Çfarë tjetër bëjnë kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit?
Përveç kompanisë “Novi Pazar-put”, “Inkop” ka në pronësi edhe tri kompani me veprimtari të ndryshme - nga ndërtimi, te hoteleria dhe transporti.
Për këtë projekt, shteti serb, në shkurt të vitit 2022, ka dhënë miratimin që “Inkop” të jetë një nga nënkontraktorët e kompanisë kineze “Shandong”.
Parashikimi i fundit është që kjo rrugë të përfundojë deri në fund të vitit 2026.
Ndërsa punimet vazhdojnë, nuk dihet saktësisht se sa ka fituar “Inkop” si nënkontraktor.
Në raport nuk specifikohet se me kë ka bashkëpunuar.
Ai u tërhoq nga pronësia, pasi pranoi publikisht se ishte organizator i sulmit të armatosur në Banjskë.
Ai ua dhuroi pjesën e tij në “Inkop” dhe kompanitë e lidhura me të vëllezërve Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq.
Ndërkohë, biznesi i tyre me shtetin serb ka vazhduar.
Kompanitë zotërojnë gjithashtu pasuri me vlerë prej miliona eurosh - përfshirë apartamente dhe garazhe në Beograd, hapësira biznesi në Rashkë, Kralevë dhe Novi Pazar, si dhe një hotel luksoz në Kopaonik.
Vitin e kaluar, kjo kompani ka operuar me humbje prej rreth 1.68 milion eurosh.
Njëra prej tyre është “Betonjerka Aleksinac” - një ndërmarrje dikur në borxhe nga jugu i Serbisë, të cilën “Inkop” e ka blerë në tetor të vitit 2019.
Me pronarët e rinj, gjatë viteve në vijim, “Betonjerka Aleksinac” filloi të lidhë kontrata të mëdha me shtetin dhe të ardhurat e saj filluan të rriten.
Ajo është pjesë e grupit të kompanive që kanë fituar së bashku punë nga Elektrodistribucioni i Serbisë, sipas hulumtimeve të mëparshme të REL.
Në raportin financiar për vitin 2025, ndërmarrja shtetërore “Elektroprivreda Srbije” (EPS) përmendet si një nga partnerët kryesorë të biznesit të “Betonjerka Aleksinac”.
“Inkop”, në dhjetor të vitit 2022, bleu edhe ndërmarrjen shtetërore “Velmortrans-plus” nga Quprija.
Me këtë blerje, Vesellinoviqët u bënë pronarë edhe të pasurisë së vlefshme të ndërmarrjes pranë autostradës Beograd-Nish, përfshirë stacionin e autobusëve në Qupri dhe mbi dy hektarë tokë.
Kjo kompani nuk tregon rezultate të rëndësishme financiare.
Në raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilin në vitin 2021 u justifikuan sanksionet, thuhet se Zvonko Vesellinoviq është udhëheqës i një grupi të organizuar kriminal, ndërsa Millan Radoiçiq është zëvendësi i tij, dhe se ata janë të përfshirë në një skemë të gjerë korrupsioni dhe ryshfeti.
Aty nuk është saktësuar se për cilët politikanë bëhet fjalë.
Që nga viti 2022, Radoiçiq dhe Vesellinoviq janë nën sanksione edhe të Mbretërisë së Bashkuar, për dyshime për korrupsion.