VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë s’guxojnë të bëhen viktimë e interesave të ngushta partiake
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
VLEN: Marrëdhëniet me Shqipërinë s’guxojnë të bëhen viktimë e interesave të ngushta partiake
a24aff72-93cd-4433-9bb3-775236fc036d
09/07/2026 - 22:57
Linku u kopjua

Pas mbledhjes së sotme të kryesisë qendrore, VLEN përcjell qartë mesazhin: marrëdhëniet me Shqipërinë, komunikimi institucional dhe bashkëpunimi ndërshqiptar nuk guxojnë të bëhen viktimë e interesave të ngushta partiake.

“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe në rajon kanë nevojë për më shumë unitet, më shumë besim dhe më shumë përgjegjësi të përbashkët. Pikërisht për këtë arsye, çdo përpjekje për spiunim, dezinformim, insinuata politike apo cenim të marrëdhënieve ndërshqiptare është e dëmshme, e papërgjegjshme dhe në kundërshtim me interesin e shqiptarëve.

BDI-ja, në mungesë të rezultateve dhe vizionit, edhe një herë përpiqet që përmes konstruksioneve të orkestruara të krijojë mosbesim, insinuata, konfuzion dhe një perceptim të rremë. Kjo nuk është patriotizëm. Kjo është nervozë politike e shndërruar në dëm për interesin e përbashkët të shqiptarëve.

VLEN respekton Ambasadën e Republikës së Shqipërisë si institucion dhe respekton çdo komunikim institucional ndërmjet dy shteteve, pavarësisht situatave faktike kur individë të caktuar u shërbejnë interesave të grupeve politike. Institucionet janë më të mëdha se politika ditore, ndërsa marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ndërshqiptare nuk guxojnë të reduktohen në interesat e individëve apo të grupeve të tilla partiake.

Qëndrimi ynë është i qartë: do të vazhdojmë me komunikim të përgjegjshëm, dinjitoz dhe institucional me Shqipërinë, në interes të shqiptarëve, në interes të qytetarëve dhe në interes të stabilitetit në rajon. Por njëkohësisht do të jemi parimorë dhe të drejtë dhe nuk do të lejojmë që interesat politike të individëve të jenë më të rëndësishme se interesat e shqiptarëve.

Shqiptarëve u duhet unitet, jo intriga.

U duhet bashkëpunim, jo kurthe politike.

U duhet e ardhmja, jo politika e vjetër e frikës, përçarjes dhe spiunimit.

VLEN mbetet e përkushtuar ndaj përgjegjësisë, stabilitetit dhe përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në reagimin e partisë VLEN.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026