Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se mandati i tij po mbaron së shpejti dhe se mund të japë dorëheqjen, duke deklaruar se nuk dëshiron ta shkurtojë mandatin e tij siç bëri dikur Presidenti Boris Tadiç: "me një formulim të pakuptimtë, sepse ose jep dorëheqjen ose je president deri në fund të mandatit tënd".
"Pra, është e mundur që unë të jap dorëheqjen së shpejti", u tha Vuçiç gazetarëve në Pekin në fillim të vizitës së tij në Kinë.
Ai deklaroi se tre shërbesa dhanë vlerësime për turmën e mbrëmshme, duke filluar nga 30,500 deri në 34,300, dhe "ne pranuam vlerësimin më të lartë", megjithëse, tha ai, të dhënat e sakta tregojnë se të pranishëm ishin pak më pak se 34,000 persona.
Kjo protestë konsidoerohet një ndër protestat më të mëdhat në Serbi në vitet e fundit.